Princi arab i dhuron Shqipërisë vaksina ruse kundër virusit

Kanë mbërritur në Shqipëri 10 mijë doza të vaksinës ruse “Sputnik V”. Dy ministrat e qeverisë Rama, Ogerta Manastirliu dhe Arben Ahmetaj thanë se këto vaksina janë dhuratë nga Princi i Kurorës së Emirateve të Bashkuara, Muhammed Bin Zayed.