Prigozhini ia refuzon ofertën Putinit për t’u bashkuar me ushtrinë ruse: Djemtë s’pajtohen me këtë

FILE PHOTO: Founder of Wagner private mercenary group Yevgeny Prigozhin leaves a cemetery before the funeral of a Russian military blogger who was killed in a bomb attack in a St Petersburg cafe, in Moscow, Russia, April 8, 2023. REUTERS/Yulia Morozova

Presidenti rus, Vladimir Putin, ka thënë se kreu i grupit mercenar Wagner, Yevgeniy Prigozhin, e ka refuzuar një ofertë për luftëtarët e tij për të shërbyer si njësi në ushtrinë ruse.

Putin bëri të ditur se shumë komandantë kishin mbështetur planin që do të udhëhiqej nga një figurë e lartë e Wagnerit, gjatë bisedimeve të fundit në Moskë.

Ai tha se përgjigja e Prigozhin ishte “djemtë nuk pajtohen me këtë vendim”, shkruan BBC, transmeton Klankosova.tv.

Bisedimet u mbajtën vetëm disa ditë pas rebelimit të ndërprerë të Wagnerit më 23-24 qershor që sfidoi autoritetin e Putinit.

Sipas marrëveshjes që i dha fund rebelimit jetëshkurtër, mercenarëve iu tha se mund të bashkoheshin me ushtrinë e rregullt ruse ose të shkonin në Bjellorusi.