Prigozhin hap kompani të re në Bjellorusi

Kreu i grupit mercenar rus Wagner, Yevgeny Prigozhin ka paraqitur dokumentet për të regjistruar një kompani në Bjellorusi.

Kompania sipas raportimeve quhet “Concord Management and Consulting LLC” dhe u regjistrua më 19 korrik të vitit 2023.

Baza e kësaj kompanie është në fshatin Tsel. Në këtë vendbanim gjendet kampi fushor ku mercenarët e grupit Wagner u zhvendosën pas ardhjes nga Rusia.

Prigozhin është emëruar si drejtor, derisa sfera e biznesit të kompanisë është “menaxhimi i pasurive të paluajtshme”.