Prezantuesja e RTK-së shpërthen në lot teksa jepte lajmin për përkujtimin e masakrës ku ia vranë babain

Një moment i fuqishëm emocional u shënua sot gjatë transmetimit të lajmeve në RTK, kur prezantuesja Vlora Fetoshi nuk arriti të mbante lotët ndërsa raportonte për hapjen e Muzeut të Masakrës në Krushë të Madhe të Rahovecit.

Krusha e Madhe mbetet një nga vendet më të prekura nga masakrat e luftës së Kosovës, ku Fetoshi ka humbur babain e saj në atë tragjedi.

Gjatë lajmit live, emocionet e saj dolën në sipërfaqe, duke treguar dhimbjen e thellë personale, por edhe rëndësinë historike të ngjarjes, e cila shënoi një moment përkujtimor për viktimat e masakrës.