Prezantuesi në Iran duke qarë konfirmon lajmin për vdekjen e Khameneit

Mediat shtetërore në Iran kanë konfirmuar në të njëjtën kohë lajmin për vrasjen e liderit suprem të Iranit, Ajatollah Ali Khamenei.

Një nga prezantuesit, lajmin për vrasjen e tij e ka dhënë duke qarë në një transmetim të drejtpërdrejtë.

Gjatë kësaj kohe ai po e lexonte deklaratën zyrtare të Këshillit të Sigurisë Kombëtare.

“Udhëheqësi dhe Imami i myslimanëve, Madhëria e Tij Ajatollah Sejed Ali Huseini Khamenei, në rrugën e mbrojtjes së lartësimit të faltores së shenjtë të Republikës Islamike të Iranit, piu eliksirin e ëmbël e të pastër të martirizimit dhe iu bashkua Mbretërisë së Lartë Qiellore”,  ka thënë ai sipas një përkthimi të agjencisë Reuters. LINK