Ka mbetur pak kohë deri në fillimin e edicionit të dytë të “Big Brother VIP Kosova”.
Së paku prezantuesit e këtij formati kanë bërë të ditur se ky edicion fillon në tetor, shkruan lajmi.net.
Tashmë dihet që përveç “prime-ve” ka edhe “Big Talk” e që prezantohej nga Elita Rudi.
Ndjekësve të saj iu intereson nëse ajo do të jetë prezantuese edhe në edicionin e dytë.
Lidhur me këtë ajo ka hequr të gjitha dilemat, ku u shpreh se nuk do të jetë pjesë e saj.
Por, gjithsesi ajo tha se do të jetë një edicion i bukur edhe pse ajo nuk është pjesë e saj./Lajmi.net/