Jared Kushner, dhëndri dhe bashkëpunëtori i ngushtë i presidentit amerikan Donald Trump, deklaroi sot se Gaza ka “potencial të jashtëzakonshëm” dhe prezantoi në Davos planet e administratës amerikane për arritjen e një paqeje të qëndrueshme dhe rindërtimin e rajonit.
Ai tha se “Gaza e re mund të sjellë shpresë dhe të bëhet një destinacion” dhe theksoi se administrata ka përgatitur një “plan kryesor” për zhvillimin e Gazës, si pjesë e përpjekjeve për t’i dhënë fund konflikteve midis Izraelit dhe Hamasit.
Kushner shtoi se plani mbështetet në demilitarizimin e Hamasit dhe se Shtetet e Bashkuara nuk kanë një “plan B” tjetër për këtë proces.
Trump deklaroi se Gaza është një “tokë e mrekullueshme” dhe se njerëzit që jetojnë aty “do të jetojnë shumë mirë”.
Ai falënderoi Jared Kushner dhe përfaqësuesin amerikan për Azinë Perëndimore, Steve Witkoff, për punën e tyre në negociatat e paqes dhe hartimin e planit.
Presidenti amerikan shtoi se pozicioni bregdetar i Gazës e bën atë “jashtëzakonisht të veçantë” dhe se zhvillimi i rajonit mund të sjellë përfitime të drejtpërdrejta për banorët që jetojnë aktualisht në kushte të vështira.
Ai gjithashtu nënvizoi se ekipi i tij ka ndihmuar në dërgimin e një sasi rekord ndihmash humanitare në Gaza që nga vendosja e armëpushimit, duke krijuar kështu bazën për një fazë të re të planit amerikan për rajonin.



