Policia e Dibrës ka ngritur kallëzim penal ndaj një 52-vjeçari nga Dibra, i dyshuar për vjedhje të rëndë në rrugën rajonale Dibër–Strugë.
Sipas policisë, gjatë natës mes 14 dhe 15 shtatorit 2026, i dyshuari O.G., duke përdorur forcë fizike dhe mjete pune, ka prerë dhe marrë dy barriera metalike mbrojtëse të vendosura në “Urën e Vërmiçit”.
Me këtë veprim, sipas MPB-së, ai dyshohet se ka përfituar në mënyrë të kundërligjshme, duke i shkaktuar dëm Ndërmarrjes Publike “Makedonija Pat”.
Ndaj tij është ngritur kallëzim penal për veprën “vjedhje e rëndë”.





