Pretendohet se “Shakira dhe Pique ishin në një martesë të hapur për tre vjet para se të ndaheshin”

Këngëtarja latine, Shakira dhe ish-mbrojtësi legjendar i Barcelonës, Gerard Pique i kanë dhënë fund lidhjes së tyre tash e sa kohë, por ata po vazhdojnë akoma të komentohen vrullshëm mbi marrëdhënien që kanë pasur.

Kësisoj, së fundmi gazetari spanjoll, Jose Antonio Aviles ka insistuar se ish-çifti kishte qenë në një marrëdhënie të hapur dhe reciprokisht të pranueshme, për tre vjetët e fundit para ndarjes së tyre.

“Ka pasur një marrëveshje të tipit ‘ti bën atë që dëshiron dhe unë bëj atë që dua unë’, por përballë mediave ne jemi ende një çift”, ka thënë ai për marrëveshjen e tyre të supozuar, sipas El Nacional de Catalunya.

“Pique nuk dëshiron spekulime se arsyeja e ndarjes ishte pabesia. Ai u befasua nga deklarata, sepse ajo që merr iniciativën është ajo”, ka shtuar ai.

Pretendimet për një marrëdhënie të hapur besohet se kanë ardhur nga rrethi i ngushtë i miqve dhe familjes së Piques, teksa të njëjtit thuhet se janë të habitur nga referencat e ish-partneres së tij për tradhtinë.

Ish-çifti konfirmoi fundin e lidhjes së tyre 11-vjeçare qershorin e kaluar, pak pasi ish-futbollisti i Barcelonës dhe Spanjës, 36-vjeçari, Pique, u akuzua për tradhti ndaj këngëtares 46-vjeçare.

Në nëntorin e kaluar, ish-çifti lëshoi një deklaratë pas një takimi maratonë 12-orësh me avokatët e tyre, duke konfirmuar se ata kishin arritur një marrëveshje për kujdestarinë mbi dy fëmijët e tyre.

Lart e poshtë u tha se Pique “ka dhënë bekimin e tij për transferimin e ish-partneres së tij në Miami me dy djemtë e tyre për të shmangur një betejë të gjatë ligjore”.

Kjo pasi që sipas burimeve të afërta, artistja latine kishte një dëshirë të flaktë për t’u shpërngulur në qytetin ku ajo jetonte – u kuptua se kjo ishte pika kryesore e pengesës në dështimin e mëparshëm të çiftit për të arritur një zgjidhje jashtë gjykatës.

Gjithsesi, që atëherë është zhvendosur në Miami pasi iu dha kujdestaria e plotë e dy fëmijëve të tyre, Milan dhe Sasha, dhe që atëherë ka qenë e lidhur me shoferin e garave të Formula 1, Lewis Hamilton.

Në anën tjetër, Pique ka nisur një lidhje të re me modelen, Clara Chia Marti.