Pretendimi se shqiptarët janë më pak se 20%, gjenocidial dhe anti civilizues

Autor: Naim Sinani
Saher që i vie rradha regjistrimit të popullsisë në RMV, aktualizohet çështja e përqindjes së shqiptarëve! Majdje hapur disa intelektual, e besa edhe politikan maqedonas, nuk e fshehin dëshirën që shqiptarët të jenë më pak se 20%. Në atë mënyrë është i dukshëm edhe pretendimi për kufizimin e disa të drejtave që u përfituan nga Marrveshja e Ohrit. Por një pretendim i tillë, është gjenocidial dhe anti civilizues. Nëse shqiptarët në regjistrimin e para 15 vitesh ishin mbi 25%, marr parasyshë nataliterin e lartë te shqiptarët dhe mortalitetin te maqedonasit, përqindja e shqiptarëve do të duhej të kishte shënuar rritje për të paktën 1%. Ata që shpresojnë te ulja e numrit të shqiptarëve, për shkak të mërgimit, përsëri e kanë gabim, sepse qytetarët që u larguan për çështje pune, nuk bëjnë pjesë te kategoria e atyre që migruan nga vendi, për tu bërë shtetas të ndonjë shteti tjetër, siç kishte ndodhur me shqiptarët që migruan në Turqi. Madje nuk e di pse është harruar edhe hedhja e dyshimeve se regjistrimi i fundit ishte manipuluar, në dëm të shqiptarëve, sepse të gjitha analizat flasin se shqiptarët përbëjnë mbi një të tretën e popullsisë në RMV, pa llogaritur një numër të madh, të atyre që qëllimisht u refuzohet shtetësia, edhe pse me dekada jetojnë këtu. Nga ana tjetër pse askush nuk e parashtron dilemën a janë maqedonasit mbi 50%, siç pretendohet? Në regjistrimin e vitit të ardhëshëm, a do të egzistojë grafa për bullgarët dhe grekët? Dhe a do të ketë regjistrues shqiptar edhe në pjesën jug-lindore të vendit, ku jeton kryesisht popullata jo shqiptare, siç ka regjistrues maqedonas në pjesën veri-perëndimore, ku dominon popullata shqiptare? Këto janë vetëm disa nga pyetjet dhe dilemat që politikanët dhe intelektualët shqiptar çuditërisht nuk i ngrisin edhe kur përballen me pretendimin, apo dëshirën anti shqiptare, për të qenë sa më i vogël numri i shqiptarëve. E kur jemi te regjustrimi i paralajmëruar për vitin e ardhëshëm, nuk ka asnjë dilemë se një regjistrim me kritere dhe standarde të barabarta, bazuar edhe në standardet e Eurostat, do ti dëshpronte të gjithë ata të cilët kanë dëshirë që shqiptarët të ishin sa më pak në RMV. Ndërsa për kushtet dhe klimën e regjistrimit, përgjegjësia më e madhe bie mbi partitë shqiptare në pushtet, megjithse edhe opozita duhet të bëj punën e sajë.