Presidentja Vjosa Osmani priti në takim kreun e ASH-së, Ziadin Selën

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët (ASH), Ziadin Sela, gjatë vizitës në Prishtinë është pritur edhe nga Presidentja e Republikës së Kosovës, zonja Vjosa Osmani, shkruan gazeta LAJM.

“Një takim tejet i rëndësishëm me Presidenten e Republikës së Kosovës, zonjën Vjosa Osmani. Bashkë me sekretarin gjeneral Arben Taravari dhe kordinatorën, Ilire Dauti, patëm nderin që me presidenten Osmani të bashkëbisedojmë për shqetësimet e përbashkëta si dhe perspektivat për qytetarët e dy vendeve tona. Bashkërisht dhe me projekte zhvillimore, jemi të bindur se mund të rikthejmë shpresën tek të rinjtë në veçanti. Me shkëlqesinë e saj biseduam edhe për situatën aktuale politike dhe situatën me pandeminë. Konstatim i përbashkët ishte nevoja emergjente për intensifikimin e projekteve që lidhin dhe zhvillojnë dy vendet tona, si dhe perspektiva evropiane, si rrugë e vetme për zhvillim”, thuhet në njoftimin që ka bërë Sela në Facebook.