Presidentja Siljanovska mori vendim për faljen e disa të dënuarve me rastin e festës së Ilindenit, këto janë emrat

Presidentja Gordana Siljanovska Davkova ka marrë vendim për faljen e disa personave të dënuar me rastin e 2 Gushtit – Ilindeni, festa kombëtare e Maqedonisë.

Me këtë vendim, katër të dënuar lirohen plotësisht nga vuajtja e mëtejshme e dënimit me burg:

  • Rade Zdravko Jovanoviq nga fshati Krivolak, Komuna e Negotinës
  • Albert Tarzan Alievski nga Kavadarci
  • Nikollçe Ljube Kostadinovski nga Kumanova
  • Zejadin Sali Miftari nga fshati Çerkez

Falje të pjesshme, përkatësisht ulje të dënimit me burg, kanë marrë edhe katër të dënuar të tjerë:

  • Emir Nadir Jonuzi nga fshati Sllatinë, Tetovë – 3 muaj
  • Kole Petre Talevski nga Manastiri – 3 muaj
  • Çushkov Jordan Sasho nga Velesi – 3 muaj
  • Ismaili Xhelal Jetmire nga Gostivari – 6 muaj

Vendimi është marrë në bazë të nenit 84 të Kushtetutës dhe Ligjit për Falje.