Presidentja Osmani urohet nga Katari për 18-vjetorin e Pavarësisë

Lartmadhëria e Tij, Emiri i Shtetit të Katarit, Tamim bin Hamad Al Thani, dhe Lartmadhëria e Tij, Zëvendësemiri i Shtetit të Katarit, Abdullah bin Hamad Al Thani, kanë uruar presidenten Vjosa Osmani me rastin e përvjetorit të 18-të Pavarësisë.

Në mesazhet e tyre, ata kanë përcjellë urime të sinqerta për Ditën e Pavarësisë së Republikës së Kosovës, duke i dëshiruar Presidentes shëndet dhe mirëqenie, si dhe popullit të Kosovës zhvillim dhe përparim të mëtejshëm, transmeton Klankosova.tv.

“Po ashtu, është shprehur përkushtimi për forcimin dhe thellimin e mëtejmë të marrëdhënieve ndërmjet Republikës së Kosovës dhe Shtetit të Katarit”, thuhet në njoftimin e ndarë nga presidenca e Kosovës.