Presidentja Osmani rrëfen momentin kur ushtari serb ia kishte vendosur tytën e kallashnikovit në gojë

Chairwoman of the Assembly of Kosovo and acting President of Kosovo Vjosa Osmani speaks during an interview with The Associated Press in Kosovo capital Pristina on Friday, Nov. 13, 2020. Kosovo’s acting president complains that the European Union is not treating Kosovo on “an equal footing” with its former war foe, neighboring Serbia in the negotiations on normalizing their ties. Osmani on Friday said that Brussels was not learning from the mistakes of the past and was treating Serbia as “a spoiled child.” (AP Photo/Visar Kryeziu)

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, në intervistën e dhënë për gazetën britanike “The Telegraph” ka treguar edhe një moment kur në vitet e 90-ta si 16 vjeçare ishte përballur me forcat serbe.

Siç shkruan gazeta britanike, një ushtar serb ia kishte vendosur Osmanit tytën e kallashnikovit brenda gojës për ta heshtur.

Kjo siç ka treguar presidentja, kishte ndodhur në një moment teksa kishte lutur forcat serbe që të mos ia qëllonin të atin.

“Unë iu luta atyre që të mos qëllonin babanë tim. Ushtari po përpiqej të më mbyllte gojën. Ishte ferr. Mijëra prej nesh u detyruam të shkonim në këmbë për në Shqipëri. Njerëzit u përdhunuan dhe u vranë.”, ka thënë Osmani për The Telegraph./Express/