Presidenti turk takim të fshehtë me kreun e Libisë

Presidenti i Turqisë Recep Tayip Erdogan po zhvillon një takim me kreun e qeverisë së Libisë Fayez al-Sarraj pasditen e kësaj të enjte në pallatin Dolma Bahce në Stamboll.

Sipas medieve turke, Presidenti nuk kishte lajmëruar asnjë takim dhe nuk ishte as në agjendën e tij.

Nuk bëhet me dije as arsyeja dhe tema e diskutimit e takimit mes dy liderëve politik.