Presidenti Trump arrin në Izrael

Presidentit amerikan, Donald Trump, pritet t’i bëhet pritje madhështore në Izrael.

Tashmë shihet një qilim i kuq i shtruar për të në pistë. Të pranishëm janë edhe zyrtarë ushtarakë, presidenti i Izraelit, Isaac Herzog dhe kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu.

Ky i fundit ia ka përsëritur disa herë Trumpit se Izraeli nuk ka pasur kurrë mik më të mirë në krye të Shtëpisë së Bardhë. /REL/