Presidenti Pendarovski që u zgjodh me vota të shqiptarëve asnjë fjalë shqip nuk e tha në Urimin e Bajramit

Stevo Pendarovski presidenti i Maqedonisë së Veriut i cili është sot president nga përkrahja e BDI-së, PDSH-së dhe shumë votave shqiptare të cilat nuk votuan kandidatin shqiptar, uron Bajramin pa asnjë shkronjë shqip dhe asnjë fjalë shqip. Video në gjuhën maqedonase dhe titrazhet gjithashtu në gjuhën maqedonase. Nuk të kuptojnë qytetarët sepse jo të gjithe e dinë gjuhën maqedonase, duan të degjojne presidentin edhe në gjuhën e tyre. Ju parti që e përkrahët tani heshtni sepse cdohere ashtu bëni, ju qytetarë që e votuat kërkoni llogari!!!

“Një fjalë shqip si nuk munde ta thuash dhe ta shkruash ti president i qytetarëve të Maqedonisë multietnike, kur ju duhen vota edhe plisa në kokë vëndoni. Ti me vota shqiptare je aty president, por ju që e votuat kërkoni llogari dhe mos e falenderoni!
Paramendoni të zyrtarizojë gjuhën shqipe???
Asnjëherë!”
Nga një qytetare shqiptare autoktone e këtij shteti,
Gjyla Çeliku