Nesër mblidhet Këshilli i Sigurisë në Presidencë për të diskutuar për gjendjen politike dhe të sigurisë. “Nesër, 23 shtator të vitit 2020, duke filluar prej ora 12:00 në Kabinetin e Presidentit ‘Vila Vodno’, do të mbahen seanca e Këshillit të sigurisë në Republikën e Maqedonisë së Veriut”, informuan nga nga Presidenca.
Në takim është ftuar edhe Erolld Musliu, drejtori i i Agjencisë për zbulim, Viktor Dimovski, drejtori i Agjencisë për siguri kombëtare, Zoran Angelovski, drejtori i Agjencisë operative-teknike dhe Vasko Gjurçinovski, komandanti i Shtabit të përgjithshëm të Armatës së RMV-së.
“Në seancën e tetë të Këshillit për siguri do të diskutohet për gjendjen politike dhe të sigurisë në vend pas anëtarësimit në NATO”, njoftojnë nga Presidenca, duke paralajmëruar edhe konferencë për media nga Presidenti Stevo Pendarovski. /SHENJA/