Presidenti kinez zhvillon videotakim me kancelarin gjerman

Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të hënën një videotakim me kancelarin e Gjermanisë Olaf Scholz.

Xi vuri në dukje se aktualisht situata ndërkombëtare është bërë më e ndërlikuar dhe siguria e zhvillimi global ndodhen përpara më shumë vështirësive e sfidave. Në këtë kohë me ndryshime dhe tronditje, nevojitet më shumë qëndrueshmëri dhe siguri. Si dy vende të mëdha me forcë të mëdha ndikuese, Kina dhe Gjermania duhet të ruajnë zhvillimin e qëndrueshëm të marrëdhënieve dypalëshe, në të mirë të të dy popujve dhe për të dhënë kontribut për paqen botërore.

Nga ana e tij, Scholz-i tha se vitet e fundit marrëdhëniet gjermano-kineze janë zhvilluar normalisht dhe të dyja vendet duhet të trashëgojnë traditën e mirë, për nxitjen e prirjes së mirë të marrëdhënieve dypalëshe. Gjermania është e gatshme të kremtojë bashkërisht me Kinën 50-vjetorin e vendosjes së marrëdhënieve diplomatike dypalëshe dhe të ruajë shkëmbimet e ngushta të nivelit të lartë ndërmjet dy vendeve, duke siguruar qëndrueshmërinë e zinxhirit global të furnizimit dhe duke nxitur aktivisht zhvillimin e marrëdhënieve kino-evropiane. (Wang Lei/ Artan)