Presidenti kinez zhvillon bisedë telefonike me princin saudit të kurorës

Presidenti i Kinës Xi Jinping zhvilloi të premten një bisedë telefonike me princin e kurorës të Arabisë Saudite Mohammed bin Salman Al Saud.

Xi i kërkoi Mohammed-it t’i transmetonte përshëndetjet e tij mbretit saudit Salman bin Abdulaziz Al Saud, duke thënë se aktualisht, në situatën ndërkombëtare dhe rajonale kanë ndodhur ndryshime të thella e të ndërlikuara, gjë që thekson rëndësinë e gjithanshme stretegjike të marrëdhënieve ndërmjet Kinës dhe Arabisë Saudie.

Kina u jep përparësi zhvillimit të marrëdhënieve me Arabinë Saudite dhe është e gatshme të bashkëpunojë me të për thellimin e mëtejshëm të partneritetit të gjithanshëm strategjik dypalësh, në të mirë të të dy vendeve e popujve.

Pekini është i gatshëm të përpiqet bashkërisht me Riadin për promovimin e paqes dhe stabilitetit në Lindjen e Mesme, për nxitjen e arritjes sa më shpejt të marrëveshjes mbi zonën e tregtisë së lirë Kinë-Këshilli i Bashkëpunimit të Gjirit dhe për ndërtimin së bashku të bashkësisë kino-arabe me të ardhme të përbashkët në epokën e re, tha Xi.

Mohammed-i i transmetoi kreut të shtetit të Kinës përshëndetjet e mbretit Salman.

Kina është një partnere e rëndësishme strategjike e gjithshanshme e Arabisë Saudite, tha princi saudit i kurorës, duke vënë në dukje se vendi i tij i kushton rëndësi statusit të Kinës e zhvillimit të marrëdhënieve me Kinën dhe zbaton me vendosmëri parimin e “një Kine”.

Sipas tij, Arabia Saudite do të vazhdojë ta përkrahë me vendosmëri pozicionin e ligjshëm të Kinës në problemet që kanë të bëjnë me interesat thelbësore të saj, si Xinjiang-u etj., do të kundërshtojë në mënyrë të prerë ndërhyrjen e çfarëdo forme në punët e brendshme të Kinës dhe do të mbrojë me vendosmëri të drejtat e të gjitha vendeve për zgjedhjen e rrugës së tyre të të drejtave politike dhe njerëzore në mënyrë të pavarur.

Arabia Saudite është e gatshme të shtojë shkëmbimet dhe bashkërendimin me Kinën në çështjet ndërkombëtare dhe rajonale, përkrah pozicionin e drejtë të Kinës në problmet e rëndësishme ndërkombëtare e rajonale dhe mbështet Lidhjen Arabe dhe Këshillin e Bashkëpunimit të Gjirit të forcojnë bashkëpunimin me Kinën, shtoi princi i kurorës.

Të dy liderët shkëmbyen mendime edhe mbi situatën e Ukrainës. (Wang Lei/ Artan)