Presidenti iranian, Rouhani: Koronavirusi është përhapur thuajse në të gjitha provincat

“Kjo sëmundje është e përhapur. Ajo përfshin thuajse të gjitha provincat tona dhe është në një farë kuptimi, një sëmundje globale me të cilën shumë vende të botës janë infektuar”, tha Rouhani në deklaratat e cituara nga faqja zyrtare e Presidencës.

Presidenti i Iranit Hassan Rouhani shtoi se koronavirusi i ri është përhapur në thuajse të gjitha provincat e Iranit.

“Kjo sëmundje është e përhapur. Ajo përfshin thuajse të gjitha provincat tona dhe është, në një farë kuptimi, një sëmundje globale me të cilën shumë vende të botës janë infektuar”, tha Rouhani në deklaratat e cituara nga faqja zyrtare e Presidencës.

Sipas Ministrisë së Shëndetësisë së këtij vendi, gjithsej 92 persona kanë vdekur nga virusi në Iran, me 2,922 të infektuar.

Rouhani tha se Irani “do të tejkalojë problemin në bashkëpunim me të gjithë kombin iranian dhe me ndihmën e profesionistëve të kujdesit shëndetësor sa më shpejt të jetë e mundur”.

Udhëheqësi iranian shfaqi shpresën se problemi do të zgjidhet me më pak humbje. “Ne duhet të punojmë së bashku për të trajtuar këtë problem sa më shpejt të jetë e mundur”.

Numri i përgjithshëm i vdekjeve nga virusi është mbi 3,000, me më shumë se 89,000 të infektuar.