Presidenti i Venezuelës, Maduro merr vaksinën ruse

Presidenti i Venezuelës, Nicolas Maduro ka marrë vaksinën ruse “Sputnik V” kundër COVID-19, transmeton Anadolu.

Nga llogaria në Twitter, Maduro publikoi videon ku u vaksinua. “Po ndaj momentin. Mora dozën e parë të vaksinës Sputnik V. Me këtë vaksinë kemi vaksinuar një pjesë të madhe të personelit tonë shëndetësor dhe po bëjmë përgatitje për të shtuar edhe vaksinat e tjera për të mbrojtur popullin tonë”, tha ai.

Maduro vuri në dukje se në vend ka mbërritur edhe dërgesa e dytë e doazave të vaksinës Sputnik V dhe se pavarësisht sanksioneve dhe pengesave po luftojnë me një përkushtim të madh për të mbrojtur jetën e qytetarëve.

Venezuela ka shënuar 1.378 viktima dhe 141.885 raste me COVID-19.