Presidenti i Sirisë, Ahmed al-Sharaa, pritet të mbajë një fjalim në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së.
Një zyrtar sirian i ka thënë Reuters se fjalimi do të mbahet në shtator në New York.
Sharaa, i cili dikur premtoi besnikëri ndaj al-Kaedës përpara se të ndërpriste lidhjet në vitin 2016, u takua me presidentin e SHBA-së, Donald Trump, në Arabinë Saudite në maj, në një përpjekje për të hequr sanksionet ndaj Sirisë, shkruan Reuters, transmeton Klankosova.tv.