Presidenti i Lazios, Lottito: Immobile nuk është në shitje

epa10486257 Lazio's Ciro Immobile reacts during the UEFA Europa Conference League play-off, 2nd leg match between CFR Cluj and SS Lazio in Cluj Napoca, Romania, 23 February 2023. EPA/ALEX NICODIM

Presidenti i Lazios Claudio Lotito këmbëngul se Lazio nuk ka marrë asnjë ofertë për Ciro Immobile duke thënë se ai nuk është në shitje.
“Sportitalia” raportoi të mërkurën se Lazio kishte marrë një ofertë prej 30 milionë euro nga një klub saudit për italianin, ndërsa oferta për Immobile ishte 18 milionë euro në sezon.

Megjithatë, presidenti i klubit Lotito ka mohuar se “Biancocelestët” kanë marrë ndonjë propozim zyrtar për sulmuesin e tyre, përcjellë lajmi.net.

“Immobile nuk është në treg dhe ne nuk kemi marrë asnjë ofertë”, tha Lotito.

Në një intervistë të mëparshme, Lotito kishte pohuar se çmimi minimal i kërkuar për Immobile ishte 50 milionë euro.

“Bianconcelestët” kanë shitur tashmë mesfushorin Sergej Milinkovic-Savic në Al-Hilal për 40 milionë euro këtë verë.