Presidenti i La Ligas reagon ashpër kundër CAS për vendimin ndaj Cityt

Tebas e ka shpallur të vdekur Gjykatën e Arbitrazhit Sportiv pasi ankesës së sukseshhme të Manchester Cityt kundër ndalimit dy vjeçar.

57 vjeçari ishte akuzuar nga trajneri i Manchester Cityt, Pep Guardiolas se ishte xheloz ndaj Premierligë.

“Ne të gjithë e dimë se çfarë City ka bërë. Kur ata u dënuan, nuk ishte aspak surprizë për njerëzit e përfshirë në futbollin evropian”, ka deklaruar Tebas, përcjell lajmi.net.

“Nuk dua të them (se njerëzit ishin) të lumtur, por më në fund pati një sens drejtësie kundër këtyre klubeve, tjetri ishte PSG”.

“City do të jetë në Ligën e Kampionëve sezonin e ri sepse CAS i bëri gjërat keq, jo pse City i bëri siç duhet”.