Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas shqetësimeve të shfaqura nga gurët në veshkë, mëngjesin e sotëm është dërguar për kontroll në Emergjencë dhe më pas është shtrirë në Klinikën e Urologjisë, ku pas trajtimit nga personeli mjekësor profesional është lëshuar për kurim shtëpiak.
“Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, pas trajtimit mjekësor të marrë në Klinikën Urologjike të QKUK-së është liruar dhe është kthyer në shtëpinë e tij”, thuhet në kumtesën e Zyrës së Presidencë kosovare.