Presidenti i Hondurasit rezulton pozitiv me koronavirus

Presidenti i Hondurasit, Huan Orlando Hernandez është pozitiv me Covid-19, pranon terapi dhe punon nga shtëpia me ndihmën e bashkëpunëtorëve, kumtoi zyra e tij.

“Si president i kombit dhe qytetar i përgjegjshëm, dua të them se gjatë javës fillova të ndjehem më keq dhe sot u diagnostikova me Kovid-19”, tha Hernandez gjatë paraqitjes televizive drejtuar kombit.

Sipas tij, ai ka simptoma të buta dhe tashmë ndjehet më mirë nga terapia e marrë, por do të mbetet në izolim derisa të vendosin mjekët. Ai thotë se merr koktej ilaçe, përfshirë mikrodacinë, azitromicinë, ivermektinë dhe zink.

Me këtë virus janë infektuar edhe gruaja e tij dhe dy bashkëpunëtorë.