Presidenti i Bullgarisë, Radev nesër nis vizitën zyrtare dyditore në Kosovë

Presidenti i Bullgarisë, Rumen Radev, nesër do të nisë vizitën zyrtare në Kosovë.

Ai do të qëndrojë përgjatë dy ditëve – më 22 dhe 23 dhjetor 2023, njofton presidenca, përcjell KlanKosova.tv.

“Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani do ta pres Presidentin Radev me ceremoni shtetërore, duke nisur nga ora 10:00, në sheshin ‘Ibrahim Rugova’”, thuhet në njoftim.

Pas takimit Osmani dhe Radev do të mbajnë konferencë të përbashkët.