Presidenti i Al Nassr: Ronaldo ishte i zënë në Kupën e Botës dhe nuk kemi biseduar fare

Presidenti i skuadrës së Al Nassr nuk i ka shpëtuar pyetjeve në lidhje me portugezin Cristiano Ronaldo.
Javë më parë u përfol për një marrëveshje në mes të palëve në lidhje me transferimin e portugezit në futbollin arab, por diçka e tillë u demantua nga i pari i klubit nga Katari.

Në një intervistë të dhënë për SSC Sport, ai tha se nuk ka biseduar me Ronaldon, pasi ky i fundit ishte i zënë në Kupën e Botës.

Ndër të tjera, ai tha se i dëshiron të gjitha të mirat pesë herë fituesit të “Topit të Artë”, në çfarëdo vendimi që merr.

““Cristiano ishte i zënë kohët e fundit me Kupën e Botës dhe nuk prisja që ai të negocionte me askënd”, tha për SSC Sports.

“Ne nuk do të flasim për lojtarë të tjerë, i uroj më të mirat Cristianos me çdo vendim”, përfundoi ai.