Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri një thirrje të qartë mbështetësve të Nikki Haley-t pas daljes së saj nga gara që të votojnë për të. “Donald Trump e bëri të qartë se nuk i do mbështetësit e Nikki Haley. Dua të jem i qartë: Ka një vend për ta në fushatën time”, tha Biden në një deklaratë pak çaste pasi Haley u tërhoq nga gara. Biden e paralajmëroi Haley-n për rolin e saj në partinë e saj: “Duhet shumë guxim për të kandiduar për president – kjo është veçanërisht e vërtetë në Partinë Republikane të sotme, ku kaq pak njerëz që guxojnë të flasin të vërtetën për Donald Trumpin. Nikki Haley ishte e gatshme të fliste të vërtetën për Trumpin, për kaosin që e ndjek gjithmonë, për paaftësinë e tij për të parë të drejtën nga e gabuara, për t’u strukur para Vladimir Putinit”. Ekipi i fushatës së Biden po synon të fitojë votat e votuesve të moderuar republikanë të përjashtuar nga Trump, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.u bën thirrje mbështetësve të Haley që t’i bashkohen atij

Presidenti amerikan, Joe Biden, u bëri një thirrje të qartë mbështetësve të Nikki Haley-t pas daljes së saj nga gara që të votojnë për të.

“Donald Trump e bëri të qartë se nuk i do mbështetësit e Nikki Haley. Dua të jem i qartë: Ka një vend për ta në fushatën time”, tha Biden në një deklaratë pak çaste pasi Haley u tërhoq nga gara.

Biden e paralajmëroi Haley-n për rolin e saj në partinë e saj: “Duhet shumë guxim për të kandiduar për president – kjo është veçanërisht e vërtetë në Partinë Republikane të sotme, ku kaq pak njerëz që guxojnë të flasin të vërtetën për Donald Trumpin. Nikki Haley ishte e gatshme të fliste të vërtetën për Trumpin, për kaosin që e ndjek gjithmonë, për paaftësinë e tij për të parë të drejtën nga e gabuara, për t’u strukur para Vladimir Putinit”.

Ekipi i fushatës së Biden po synon të fitojë votat e votuesve të moderuar republikanë të përjashtuar nga Trump, shkruan CNN, transmeton Klankosova.tv.