Preshevës iu shtua edhe një dhimbje, po e kërkon qytetarin e humbur pa gjurmë dhe po lufton me COVID-19?

Kur në gjithë botën fuqishëm po lutohet bashkarisht COVID-19, gjithashtu edhe në tokat shqiptare, me mundësitë e secilit po mundohen ti përballojnë. Edhe pse komuna e Preshevës, për fatin e mirë, nuk ka ndoj qytetarë të infektuar deri në këto momente sa e zhvilluam intervistën me të parin e kësaj komune, z.Arifi, kësaj komune, ju ka shtuar edhe një dhimbje e madhe, ku ka ditë, që një bashkëqyetarë me tu kthyer nga Kosova ka humbur dhe deri më tash, edhe pse me angazhim maksimal të komunës dhe qytetarëve, nuk ka ndoj shenjë, se ku është. Kërkimi i tij është duke vazhduar dhe po besojmë, se do të kemi ndoj lajm të mirë, edhe pse edhe kushtet atmosferike e bëjnë të veten, ku Preshevën me rrethinë e ka mbuluar edhe një borë e vonë dhe tereni nëpër male nuk është edhe i lehtë. Për të mësuar më shumë, se çka ka bërë komuna për këtë rast deri më tani dhe çka është duke bërë për të luftuar COVID-19, bashkëbiseduam me z.Shqiprim Arifi, kryetari komunës.

„Shtabi komunal për SJ jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sipas tyre z. Besnik Osmani nuk është i evidentuar si person që ka bërë hyrje legale apo ilegale në tërë territorin e Republikës së Serbisë. Kjo është për momentin, ndërsa ne jemi në vazhdimësi me të gjitha mundësitë tona pa kursyer asgjë, që të gjendet bashkëkombasi ynë. Ndërsa, sa i përket COVID-19, në shtab përmes, kryqit të kuq, fondit humanitar, qendrës për punë sociale kemi përpiluar listat për personat në nevojë dhe që janë duke marrë ushqim. Gjithashtu edhe pako ushqimore dhe higjijenike për familjet në nevojë, gjithësej 500 fmailje në ditë.“ – na tha ndër të tjera, i pari i Preshevës, z.Arifi.

Përshëndetje z.Arifi. Të falënderojmë për kohën tuaj, që do të ndani për këtë intervistë. E dijmë, se jeni me plot angazhime andej, por vlerësojmë shumë, kohën, që po na kushtoni, për t`i informuar lexuesit tanë në gjithë botën.

Ju falënderoj edhe juve dhe përshëndes të gjithë lexuesit tuaj kudo që ndodhen ata, qyetetarët e Luginës së Preshevës, që janë në atdhe dhe mërgatën.

Mësuam nga disa media, se një bashkëkombas i yni nga rrethina e Preshevës, me datë 24.03.2020 me tu kthyer nga Kosova për në Preshevë, nuk është lajmëruar më në familjen e tij. Pra, kanë humbur kontaktet me personin në fjalë. Çka do të na thoni për këtë rast?

Ne si shtab komunal për situata të jashtëzakonshme prej momentit, që jemi të njoftuar me rastin e z.Besnik Osmanit, kemi marrur masa për kërkimin e tij. Rastin e kemi paraqitur në të gjitha insitucionet e Ministrisë së Punëve te Brendshme të Republikës së Kosovës dhe të Republikës së Serbisë. Gjithashtu jemi në komunikim të vazhdueshëm me familjarët e tij si dhe kemi apeluar tek qytetarët tonë për çdo informacion të paraqiten tek kujdestaria e shtabit tonë komunal dhe në policinë lokale.

Keni pasur dhe a keni kontakte me policinë e Kosovës dhe ate të Serbisë në lidhje me ate rast? Po me xhandarët dhe ushtrinë serbe, kur dihet, se ajo zone është përplot me ushtarë dhe ka edhe xhandarë?

Siç e thash edhe më lartë, që nga dita e parë, shtabi komunal për SJ jemi në komunikim të vazhdueshëm me Ministrinë e Punëve të Brendshme dhe sipas tyre z. Besnik Osmani nuk është i evidentuar si person që ka bërë hyrje legale apo ilegale në tërë territorin e Republikës së Serbisë. Kjo është për momentin, ndërsa ne jemi në vazhdimësi me të gjitha mundësitë tona pa kursyer asgjë, që të gjendet bashkëkombasi ynë.

Komunës suaj i ndodhi edhe kjo situatë e rëndë, kur e gjithë bota po merret e polufton me COVID-19. Jeni optimist, se do të gjindet Besniku?

Është shumë e vërtetë. Ne po shpresojmë që Besniku të gjendet sa më shpejt të jetë e mundur, jemi duke insistuar që të bëhet sa më shumë nga institucionet e hetuesisë, gjithashtu këto ditë është marrë edhe një aksion vullnetar nga qytetarët tanë të komunës së Preshevës që vullnetarisht janë grumbulluar dhe po bëjnë kërkimin e tij nëpër zonën malore afër zonës që është gjendur vetura e tij.

Na thoni, si është gjendja aktuale në komunën tuaj, sa I përket COVID-19?

Gjendja aktuale është stabile tek ne, si shtab komunal kemi marrë të gjitha masat për parandalimin e COVID 19, dhe mund të themi se jemi ndër komunat e para në Serbi që edhe para vendimit të Qeverisë kemi marrë masat, si përshembull mbyllja e objekteve hotelerike si kafiteritë, restorantet etj. Gjithashtu nga dita e parë kemi qenë me kujdestarinë 24/7 aktivë duke i ofruar ndihmë qytetarëve përmes telefonatave. Dhe pas gjithë kësaj fatmirsisht ende nuk kemi të dyshuar apo të infektuar me COVID 19.

Cili është bashkëpunimi i juaj me drejtorinë e shtëpisë së shëndetit nëPreshevë?

Jo vetëm me drejtorinë e shtëpisë së shëndetit, por jemi në komunikim të përditshëm, sidomos në këtë gjendje të jashtëzakonshme, pasi shtabi komunal për SJ përfshin të gjithë drejtorët e institucioneve publike që themelues është kuvendi komunal, por shtëpia e shëndetit meriton respekt të veçantë, pasi ka marrë të gjitha masat parandaluese për Covid 19, duke hapur një ambullantë vetëm për rastet e dyshuara për Covid 19 dhe 2 karantina që shërbejnë 1 për fëmijët dhe 1 për të rritur që dyshohen, se janë infektuar me Covid 19. Ne jemi një dhe do të vazhdojmë me këtë ritëm, që të kujdesemi për qytetarët tanë.

Sa jeni të përgaditur me shtabin e emergjencës për ti përballuar kësaj situate e sidomos nëse do të ketë të infektuar?

Maksimalisht. Me një seriozitet dhe profesionalizëm, do të mundohemi ti përballojmë e të fitojmë përballë COVID-19. Si shtab patjetër, që jemi të gatshëm, por kryesisht shtëpia e shëndetit besojmë, se do ti përballoje asaj situate edhe nëse do të kemi raste me Covid 19.

E keni vizituar edhe vetë disa here shtëpinë e shëndetit në Preshevë, mendoni, se mantelbardhët janë të gatshëm ti përballen situatës me COVID-19?

Personalisht jam duke e vizituar gati çdo ditë shtëpinë e shëndetit, ku kemi një staf të mrekullueshëm dhe profesionalisht mjaft të përgaditur, dhe jo rastësisht e them shpesh se personeli mjeksor janë duke dhënë një angazhim të jashtëzakonshëm. U jemi mirënjohës se janë heronjt tanë!

Keni ndonjë ndihmë nga qeveria serbe për këtë situatë? Po ju a keni kërkuar ndojnë dihmë?

Deri tani nuk kemi pasur ndonjë ndihmë konkrete, por kemi dërguar një specifikat me kërkesat tona për zgjerim të stafit të disa institucioneve që janë në mungesë të burimeve njerëzore dhe pajisjeve teknike, duke përfshirë këtu shtëpinë e shëndetit, ndërmarrjen publike Moravica, kryqin e kuq, etj

Deri më tani, na thoni më konkretisht, çka keni bërë si komunë, që të mos kemi të infektuar?

Hapi parë që kemi marrë ka qenë mbyllja e objekteve hotelerike, baret, restorantet, lojrat e fatit etj. dezinfektimi i të gjitha institucioneve publike dhe private, call center 24 orë i shtabit për kërkesat e qytetarëve.Përmes shtëpisë së shendetit janë hapur 2 karantina dhe një ambulant për rastet e dyshuara, kemi aplikuar modelin 1 person në një zyre pune.

Po me qytetarët keni kontakte, që ti zbatojnë rregullat e mosdaljes dhe kujdesit?

Patjetër që kemi kontakte me qytetarët e komunës sonë, sidomos edhe përmes mesazheve të mia nga rrjetet sociale dhe mund të them se një arsye pse nuk kemi ende të infektuar është zbatimi i rregullave në mënyrë të disiplinuar që po bëhet nga qytetarët tanë. Kjo është për të përshëndetur dhe po besoj shumë, se do të jetë kështu edhe në ditët në vazhdim. Që të ruhen, të mos kenë kontakte, ti zbatojnë të gjitha rregullat që janë të vendosura. Kjo situatë kërkon kujdes të madh, sepse nuk është një pyetje vetëm vetja, por e gjithë shoqëria.

Na thoni drejt, keni përkrahje nga partitë tjera shqiptare ato që janë në opozitë për ti përballuar situatës?

Ne si shtab jemi duke u munduar ti përballojmë kësaj situate në mënyrë institucionale duke nxjerrur vendime dhe konkluzione të vazhdueshme përmes mbledhjeve të vazhdueshme, por nga ana e opozitës nuk kemi parë asnjë lloj ndihme apo kontributi në këtë situatë përveç disa FAKE NEWS që shpifinedhe në këtë gjendje të jashtëzakonshme. Nuk duhet të humbim kohë për këtë, ne jemi të angazhuar që të fitojmë këtë sfidë. Po e shikojmë, se si është gjendja në shumë shtete të fuqishme, situatë e rëndë, paramendo, sikurse të jetë tek ne ashtu, prandaj, nuk ka rëndësi tash, se në cilin subjekt politikë je, apo simpatizantë, me rëndësi, të shpëtojmë jetë njerëzish, sepse të gjithë jemi një. Zoti na ruajt dhe mos na dhashtë një sprovë të tillë, që të shohim qytetarët tanë, duke vuajtur. Më beso, se i gjithë stafi im dhe i të gjithëve, që u janë ndarë detyrat përkatëse, po e bëjnë punën me shumë kujdes.

Po, për ato ndërrmarje të vogla, që janë mbyllur për situatën e krijuar, keni ndërrmarë diçka, apo do të ndërrmeni në të ardhmen?

Jemi në gjendje të Jashtëzakonshme dhe e vetmja gjë që kemi menduar është shëndeti i qytetarëve tanë duke bërë mbylljen e tyre për ta parandaluar Covid-19.Normalisht, se pas kësaj gjendjeje, do të ndërrmarim masa adekuate, por obligimi kryesor i përket qeverisë.

Si është gjendja me gjërat primare ushqimore dhe me barna për banorët e asaj?

Gjendja është stabile, zingjiri i furnizimit me ushqimet kryesore nuk është shkëputur por as nuk kemi raftet boshatisura në supermarketet tona. Kjo vlen për të gjitha ndërmarrjet.

Shihen herë pas here edhe refugjatë në stacionin hekurudhorë të Preshevës, komuna që drejtoni në këtë rast, ka marrë ndoj hap në këtëdrejtim, që të kenë kujdes, për ti ruajtur qytetarët e komunës suaj dhe ata vetë, se mos ndonjëri prej tyre mundet të jetë me COVID-19?

Në mbledhjen e parë të shtabit menjëhere kemi nxjerrë konkluzion për mbylljen e kampit, dhe ka hyrë në fuqi nga dita e nesërme, tanimë kampi është i mbyllur dhe kohë pasë kohe përmes NP Moravicës po bëjmë dezinfektimin e kampit. Pra, situata është në kontroll.

Ti kthehemi dy shteteve shqiptare. E dijmë, se edhe ato po përballen me situatë. Keni pasur ndoj kontaktë me Tiranën zyrtare apo Prishtinën ?

Edhe ato po përballen siç shihet me këtë situatë, kontakte zyrtare nuk kemi pasur, por mesazhe shkëmbejmë duke propozuar ide konkrete rreth parandalimit të këtij virusi.

Po me mërgatën keni kontakte dhe çka kishit kërkuar nga ata, nëse keqësohet situata?

Unë gjatë mesazheve të mia në rrjetet sociale kam kërkuar edhe nga mërgata që të qëndrojnë në shtëpi, edhe gjatë këtyre ditëve nëse kishin planifikuar të vijnë në vendlindje, i kam kërkuar ti shtyejnë pushimet, pasi qëndrimi në shtëpi shihet momentalisht si e vetmja zgjidhje dhe si masë parandaluese për këtë virus. Sa i përket çështjes financiare momentalisht po mundohemi vet ta përballojmë këtë situatë.

Jemi në kohën më të mirë të mundshme, që bujqit duhet të punojnë tokat e tyre, por edhe në fushën e ndërtimtarisë, a kandoj lehtësim për ata sa I përket ores policore?

Po, për bujqit nuk vlenë ora policore e rregullt.Është nxjerrë vendim nga Qeveria që bujqit mund të punojnë deri në orën 20.00.

Nëpër fshatrat e komunës së Preshevës, si është bashkëpunimi në këtë situatë?

Të gjithë aktivitetet për furnizime që janë nxjerr nga vendimet e Shtabit Komunal, aplikohen njejtë si në qytete ashtu edhe në fshatra, dhe bashkëpunimi është shumë i mirë.

Në fund të kësaj interviste, cila do të ishte porosia juaj për banorët e komunës së Preshevës?

Qytetarëve të Komunës së Preshevës e vetmja gjë që ua kërkoj këto ditë është të qëndrojnë në shtëpi dhe të mos të dalin. Si shtab jemi duke u kujdesur për çdo familje apo person që kanë çdo nevojë, që nga shuajtja e ushqimit, me pako ushqimore, nëpërmjet shtëpisë së shëndetit po u japim ndihmën edhe në shtëpi.Për ta kaluar këtë situatë e vetmja zgjidhje për qytetarët është qëndrimi në shtëpi pranë familjeve të tyre dhe shpresojmë, se shumë shpejt, do ta kalojmë së bashku edhe këtë sfidë.Falënderoj jashtëzakonisht gjithë stafin tim, stafin e shtëpisë së shëndetit në Preshevë, mantelbardhët, që të gjithë me rend, që secili është duke kryer punën e tij si është më së miri. Të vazhdojmë kështu dhe të fitojmë të gjithë se bashku kundër COVID-19.

Gjitha të mirat e punë të mbarë.

Ju faleminderit edhe juve dhe suksese! ( Foto nga Krenar Halimi)

Intervistoi: Dashnim HEBIBI