Prerja e paligjshme e pyjeve në rajonin e Strugës, kallëzime penale ndaj 13 personave

Gjithsej 13 persona, pesë prej të cilëve janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, tetë shtetas shqiptarë dhe një kompani kanë marrë kallëzim penal për prerje të paligjshme të pyjeve, njofton MPB.

Sipas njoftimit, kallëzime penal janë ngritur kundër S.M. (49) nga fshati Misllodezdë Strugë, Z.M. (49) nga fshati Misllodezdë, T.A. (26) nga fshati Tatesh i Poshtëm, B.M. (28) nga fshati Mislodezhdë, E.L. (50) nga fshati Novosellë, Strugë, S.L. (28) nga Bishnica, Pogradec, F.L. (40) nga Bishnica, A.E. (29) nga Velçani, Pogradeci, F.H.(37) nga Velçani, P.G.(33), E.G.(35), V.H.(26), të tre nga Bishnica, D.B.(23) nga Pogradeci, të tetë shtetas të Republikës së Shqipërisë dhe një person juridik pronar i një kompanie nga fshati Novosellë. Ata ngarkohen me veprën për prerje dhe vjedhje të paligjshme të drunjve.(INA)