Premtimet e partive për reforma në gjyqësor, ekspertët: Nevojitet riemërim i gjykatësve dhe prokurorëve

Reforma në gjyqësor. Sa dhe si është i mundur ky proces? Ky është një premtim që të gjitha partitë premtojnë përpara zgjedhjeve dhe është një nga shtyllat kryesore mbi të cilat të gjitha partitë i bazuan fushatat e tyre. Por ish gjykatësi dhe prokurori Aleksandar Nakov është skeptik, kur bëhet fjalë për premtimet e partisë, për reformën gjyqësore dhe prokuroriale.

Kur bëhet fjalë për politikën, nuk u besoj shumë politikanëve dhe do të them pse. Ne patëm një raport të shkëlqyeshëm të Pribes në të cilin u theksuan me saktësi të gjitha problemet tona dhe nuk ishte rastësi që ne u quajtëm një shtet i robëruar. “Nga ajo disa vjet më pas, nuk ka asgjë….”-tha Aleksandar Nakov, ish-prokuror.

Nakov vlerëson se patjetër do duhet të ketë zgjedhje të re të përgjithshme të gjykatësve dhe prokurorëve, por këtë proces nuk e lejon BE-ja. Megjithatë, edhe përkundër kësaj, qëndrimi i tij është se vetëm në këtë mënyrë do mund të pastrohet sistemi gjyqësor në vend.

Ne kemi prokurorë të fjetur që vetëm presin datën 1 të muajit për të marrë rrogë, ndërsa punën nuk e bëjnë ashtu si i obligon ligji dhe ashtu siç janë betuar për te”-pohoi Aleksandar Nakov, ish prokuror.

Nakov vlerëson se gjyqësori nuk ka kapacitet të pastrohet vetëm përmes Këshillit të Prokurorëve dhe Këshillit Gjyqësor, sepse edhe këta organe, siç thotë ai, varen nga politika./Alsat