Veprimtari kërçovar Gafur Adili ka theksuar se për herë të parë në Kërçovë, premtimet e një kandidati nuk mbeten vetëm fjalë, por janë të noterizuara, duke e cilësuar këtë si një hap të madh drejt transparencës dhe besimit publik.
“Nga fjalët në vepra, të lumtë z. kryetar në ardhje!”, ka shkruar Adili për Shkodran Alilin.
Ai lidhur me këtë permes një postimi ka thumbuar kryetaren e degës së BDI në Kërçovë, Ardita Dani.
Sa keq! Paska juriste, siç është znj. Ardita Dani (juriste), Kryetare e BDI-së – Kërçovë, që nuk dijnë ta bëjnë dallimin midis Kontratës Noteriale (dy palëshe) dhe Deklaratës Noteriale (një palëshe),
të bërë dje (29.09.2025) nga Kryetari i Pavarur (kryetari në ardhje i Kërçovës), Av. Shkodran Alili. Shkurt e shqip: analfabete funksionale”, ka shkruae Gafurr Adili, magjistër i shkencave juridiko-ekonomike), Gafurr Adili.