Më 06.maj.2020 Gjykata Kushtetuese në rend dite do të shqyrtojë edhe iniciativën për vlerësimin e kushtetutshmërisë të Vendimit për vërtetimin e ekzistimit të gjendjes së jashtëzakonshme nr.08-526/2 të datës 18.mars.2020 të sjellur nga Kryetari i shtetit Stevo Pendarovski. Për këtë Gjykata Kushtetuese është bashkangjitur edhe me inicitaiv exofficio.
Kjo seancë e gjykatës ka të bëjë me ate se a do të sjellë AKTVENDIM për qasje në shqyrtimin e kushtetutshmërisë apo jo.
Po që se prejudikojm dhe duke pasur para sysh Vendimin e gjykatës në vitin 2016 lidhur me aktvendimin për shpërndarjen e Kuvendit, në të cilën ndër të tjera kam notuar se Kuvendi i vetshpërndar nuk mund të mblidhet, përveç se në rethanata e përcaktuar në nenin 63 alineja 4, që nënkupton se mund të mblidhet vetëm në gjendje të shpallur të luftës dhe të jashtëzakonshme.
Bazuar në këtë PRECEDENT dhe në rrethanat aktuale politike, ekonomike dhe të jashtëzakonshme, prejudikoj se Gjykata Kushtetuese të mërkurën do të sjellë Aktvendim për qasje në vlerësimin e kushtetutshmërisë të aktit të lartshënuar dhe në interpretim të saj do të notojë përsëri këtë precedent dhe me këtë Kuvendi (Kryetari i kuvendit) do të jetë i detyruar që ta thirë kuvendin për tu rimbledhur përsëri.
Por Vendimi meritor i gjykatës sipas Rregullores së punës do të sjellet pas dy javësh.
Dhe kjo mendoj se do të ishte fjala e fundit lidhur me dilemat dhe qasjeve kundërthënëse të asaj se a mundet të mblidhet kuvendi në këto rrethana pasi të jetë vetshpërndar, apo jo .
(q/a)
Opinione (Prejudikim)