Prejt të martës ulja e çmimeve prej 10% të produkteve, 50 produkte ulën çmimet

Ministri i Ekonomisë, Kreshnik Bekteshi në konferencë për media tha se nga e marta do të bëhet ulja e çmimeve të disa produkteve në vend pas takimit me supermarketet ku janë marrë vesh për ulje të 50 produkteve nga minimum 10%.

”Kemi pasur takim me disa nga marketet me 8 prej tyre dhe pas shumë debateve e diskutimeve jemi pajtuar bashkarisht se ka hapësirë që të kemi ulje të disa çmimeve prej 10% të produkteve. Që do të thotë që vendimi i Ministrisë së Ekonomisë do të zbatohet nga e marta” – tha ministri Bekteshi. /KlanMacedonia/