Prej të premten, reshje të përkohshme të shiut

Moti nesër dhe në ditët në vijim do të mbajë kryesisht me vranësira me mjegull të mëngjesit nëpër fushëgropa të ndara dhe erë mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor.

Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej një deri në gjashtë gradë Celsius, ndërsa e ditës ndërmjet gjashtë dhe 13 gradë Celsius.

Në Shkup mot i ngjashëm me temperaturë minimale prej katër dhe maksimale të ditës prej 13 gradë Celsius.

Siç njoftojnë nga DPHM, nën ndikim të valës së lagësht prej të premten do të ketë reshje të përkohshme të shiut, në disa vende do të jenë më të rrëmbyeshme, veçanërisht në pjesët perëndimore. Në pjesët më të larta malore reshjet përkohësisht do të kalojnë në dëborë. Era mesatare deri në të përforcuar nga drejtimi jugor, që do të fryjë prej nesër, gjatë fundjavës do të kushtëzojë temperatura më të larta të ditës.

Të premten temperatura maksimale e ditës do të jetë në interval prej 8 deri në 12 gradë Celsius, të shtunën prej 11 deri në 16, të dielën prej 12 deri në 19 gradë Celsius. Për të hënën parashikohet zvogëlim i temperaturës me ç’rast temperatura e ditës do të bie deri në 16 gradë Celsius, ndërsa të martën paralajmërohet temperaturë e mëngjesit (-1) dhe temperaturë maksimale e ditës deri në 11 gradë Celsius.