Prej sot nis detyrimi për pajisje dimërore në automjete

Prej sot, deri më datën 15 mars është i obligueshëm posedimi i pajisjeve dimërore në automjete, në pajtim me dispozitat të përcaktuara në Rregulloren për posedim të obligueshëm të pajisjeve në automjet, biçikletë për pjesëmarrje të sigurt në komunikacionin rrugor, si dhe të traktorëve për realizimin e punëve bujqësore, përkatësisht punëve në pyje, informojnë nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Pneumatikë dimëror janë ata pneumatik të cilët në anën anësore kanë shenjën “MS”, “M+S”, “M&S” ose shenjën e fjollave të borës. Ligjërisht është e ndaluar vendosja e pneumatikëve me gozhda.

“MPB apelon deri te qytetarët t’i përmbahemi detyrimit ligjor për posedimin e pajisjeve dimërore, për arsye se në këtë mënyrë mundësojmë që trafiku të zhvillohet pa pengesa dhe i sigurt nëpër rrugët në kushte dimërore”, thonë nga MPB.