
Greqia prej sot ka aplikuar një masë të re për të hyrë në këtë vend. Prej sot ka hyrë në fuqi vendimi i ri ministror, sipas të cilit për të hyrë në këtë vend është i detyrueshëm testi negativ PCR ose testi i shpejtë, masë që vlen për të gjithë pasagjerët mbi pesë vjeç.
Kjo masë vlen edhe për shtetasit e Maqedonisë së Veriut, pavarësisht se a janë apo nuk janë të vaksinuar me dy dozat kundër koronavirusit, përcjell INA.
Autoritetet greke theksuan se kjo masë është e përkohshme dhe e jashtëzakonshme për periudhën e festave në pritje të Krishtlindjeve dhe Vitit të Ri dhe për momentin vendimi është i vlefshëm deri më 10 janar 2022.
Për të hyrë në Greqi kërkohet një rezultat negativ i testit PCR i bërë 72 orë para udhëtimit, së bashku me një formular të plotësuar PLF. Gjithashtu, të pavaksinuarit dhe ata që nuk e kanë kaluar Covid-19 dhe vijnë nga 16 vende specifike, përfshirë Maqedoninë e Veriut, do të testohen pas hyrjes në Greqi, diçka që është aplikuar prej disa kohësh.
Testimi duhet të jetë në një laborator shtetëror ose privat të miratuar nga vendi i origjinës, dhe certifikata duhet të jetë në greqisht, anglisht, frëngjisht, gjermanisht, italisht, spanjisht ose rusisht dhe, për sa i përket certifikatës, duhet të përmbajë emrin dhe mbiemrin. për personin që udhëton, siç është regjistruar në pasaportë.(INA)