Prej nesër në funksion vauçerët për turizëm – qytetarët të interesuar për shfrytëzim, por edhe të frikësuar nga Kovid-19

Prej nesër deri më 15 dhjetor të këtij viti 117.122 qytetarë do të mund t’i shfrytëzojnë vauçerët për pushim në kapacitetet turistike vendore që i morën nga shteti.

Vauçerët me vlerë prej 6.000 denarë, u janë ndarë personave me të ardhura deri në maksimum 15.000 denarë në muaj. Ata mund të zgjedhin se ku do të qëndrojnë për pushime verore ose dimëore përmes Platformës www.domasiedoma.gov.mk dhe  www.pushimenevend.gov.mk në të cilën janë  publikuar hotelet në dispozicion, apartamentet private, autokampet, pushimoret, banjat, të përfshira me këtë masë qeveritare.

Vlerësimi i parë i kapaciteteve akomoduese është se njerëzit janë të interesuar për shfrytëzim të mbështetjes,  por tani për tani ende frikësohen  nga situata me KOVID-19. Agjencia për turizëm, megjithatë, pret këtë vit nga mysafirët vendor  të realizohen më shumë se  dy milion bujtje,  shifër në të cilën  pjesë të rëndësishme do të kenë pikërisht vauçerët.

“Ka interesim për kapacitetet tona, por njerëzit ende frikësohen të vijnë për shkak të situatës me KOVID-19. Megjithatë, paraqiten, pyesin. Për fundjavën  e ardhshme kemi bërë  17  rezervime për në Banjishte, edhe pse ende nuk e dimë sa saktë prej tyre  janë me vauçerin e vlefshëm. Në çdo rast, presim mysafirë, veçanërisht në periudhën që vijon. Konsiderojmë se  numri dukshëm do të rritet  dhe qytetarët  do ta shfrytëzojnë të drejtën  për  pushime  me mbështetjen të cilën e morën”, thonë nga “Banjat e Dibrës – Kosovrasti”.

Siç citohet në ofertën e tyre,  secili që ka marrë vauçer për turizëm nga ana e Ministrisë së Ekonomisë do të mund të shfrytëzojë katër bujtje me mëngjes, drekë dhe darkë, kontroll mjekësor, si dhe shfrytëzim të SPA qendrës, plus terapi (me leje të mjekut).

Qytetarët shprehin kënaqësi  nga mbështetja  edhe pse disa prej tyre  ende nuk janë të sigurt se kur do të shfrytëzohet vauçeri. Të tjerë tashmë mendojnë  të rezervojnë, deri në fund trë korrikut ose gushtit.

Ndarja e vauçerëve është një nga masat qeveritare për mbështetje  të turizmit vendor për shkak të koronakrizës, ndërsa doli nga bashkëpunimi i të gjithë faktorëve  në këtë sektor.

“Ne kryesuam me Trupin koordinues në të cilin odat së bashku e sollën masën  për turizmin vendor. Pres së bashku deri në fund  të vitit të realizojmë  më shumë se dy milion bujtje,  në të cilat gjithsesi edhe vauçerët  do të kenë pjesë të madhe.  Kjo do të ndihmojë për zvogëlimin e trendit negativ në turizëm, dhe, nëse lejojnë  kushtet, të kemi  minus më të vogël nga pjesa tjetër e rajonit”, thotë drejtori i Agjencisë për mbështetje dhe promovim të turizmit, Lupço Janevski.

Prejse do të shfrytëzohen vauçerët nga ana e qytetarëve, Ministria e Ekonomisë do t’ua paguajë mjetet  kapaciteteve turistike për shërbimet e dhëna në bazë të fakturës  së dhënë mujore dhe raportit mujor për vauçerët e realizuar.

Platforma “Pushime në vend” zyrtarisht  ishte promovuar para një muaji  nga ministri i Ekonomisë Kreshnik Bekteshi dhe ministrja e Financave Nina Angelovska. Paraprakisht ishte theksuar  se të gjitha kapacitetet turistike të cilat duan të jenë pjesë e kësaj mase qeveritare dhe të gjenden  në Platformën, duhet të regjistrohen.