Prej nesër në fillon Programi i “Vitit të Ri” në sheshin e Kumanovës!

Më shumë evente kulturore e argëtuese, qyteti i Kumanovës, prej nesër do të filloj realizimin e Programit të Vitit të Ri, me theks të veçantë për brezat e rinjë.
Siç njoftoi kreu i Komunës së Kumanovës, Maksim Dimitrievski, këto ditë në shesh do të instalohet e montohet një podium (binë me konstruksion).
“Do të kemi një program të bukur e të pasur për festën e Vitit të Ri, që do të jetë i mbushur me një numër të madh ngjarjesh kulturore nga interpretues vendas… Të gjitha ato ngjarje tradicionale do të zhvillohen edhe këtu, duke filluar nga më të vegjlit tanë me praninë e Babagjyshit, Babagjyshit në motor…”, tha ndër të tjera me këtë rast kreu I Kumanovës Dimitrievski.