Prej fillimit të pandemisë, rënie e dukshme e kërkesave për azil në BE

Zyra evropiane për azil, EACO, kumtoi se numri i aplikimeve për azil në BE dhe zonën e Shengenit është 31 për qind më i ulët në krahasim me periudhën e njejtë të vitit të kaluar, lajmëroi korrespondentja e MIA-s nga Brukseli.

Në gusht të këtij viti 40 mijë persona kërkuan azil në ndonjë vend të BE-së, që është 40 për qind më pak se në janar të këtij viti, kur numri ishte mbi 65 mijë, tregojnë të dhënat nga Zyra.

Prej fillimit të këtij viti gjithsej 295.075 persona kërkuan mbrojtje ndërkombëtare, për periudhën e njejtë në vitin 2019 numri është më i vogël për 31 për qind, që i referohet uljes së lëvizjes dhe mobilitetit për shkak të pandemisë globale të Kovid-19, thekson EACO.

Në gusht të këtij viti, numri më i madh i kërkuesve të azilit janë nga Siria, Afganistani, Venezuela dhe Kolumbia. Njëzet e gjashtë për qind e kërkuesve morën përgjigje pozitive në gusht, ndërsa 23 për qind në korrik./MIA