Përdhunoi një vajzë 13-vjeçare, arrestohet 67-vjeçari nga Lushnja

Një 67-vjeçar është vënë në prangat e policisë për shkak se ka përdhunuar një vajzë të mitur, 13-vjeçare.

I arrestuari është R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë

Njoftimi i policisë:

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Lushnjë, ndaluan shtetasin R. Ç., 67 vjeç, banues në Lushnjë pasi dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë me një të mitur 13 vjeçe.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë për veprime të mëtejshme procedurale.