Pranë fotos pa makijazh, Ronela: Ta duam jetën dhe njerëzit më shumë

Këngëtarja Ronela Hajati ka qenë ndër artistet e para e cila ka vendosur të qëndroj në shtëpi për shkaqe sigurie, pas fillimit të përhapjes së pandemisë.

Njësoj po vazhdon të veproj edhe sot, brenda shtëpisë duke shijuar jetën pa makijazh e duke dashur njerëzit më shumë se kurrë.

Të njëtën ua sugjeron edhe ndjekësve të saj.

“Ardhja në jetë, është dhurata më e bukur që mund të jepet! Çdo njeri ka ciklin dhe qëllimin e tij. Çdo gjë është relative, kush është i keq me mua, është i mirë me dikë tjetër. Ta duam jetën dhe njerëzit më shumë! Kujdesuni. Më ka marrë shumë malli për ju”, u shpreh ajo.