Në fotografinë pranë diplomatit amerikan, William Walker, reperi Gold AG shkroi disa fjalë për Reçakun, shkruan lajmi.net.
Një muaj para përvjetorit të 21-të të masakrës së Reçakut, reperi ka shkruar vargje prekëse për të rënët në këtë masakër.
Këto vargje vijnë në ditën kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se masakra e Reçakut është një trillim i sajuar nga William Walker.
“S’HUP GJAKU PREJ REÇAKU THËRRASIN NANAT E FMIJA. KREJT JANARI N’GJAK SHQIPTARI U LA ME GJYMTYRËT E MIA”, ka shkruar ai.
Kujtojmë se projekti i fundit muzikor nga Gold AG është “Adem Jashari” në bashkëpunim me Shyhrete Behlulin. /Lajmi.net/