Pozitivë me Kovid-19 dy të përkujdesura dhe tre të punësuar në objekte të shtëpive të të moshuarve në Çento dhe Kadino

Në suaza të skriningut, në një shtëpi private për persona të moshuar, që ka objekte në Çento dhe Kadino, në njërin pozitivë janë dy të përkujdesura, ndërsa në të dytin tre të punësuar. Janë analizuar të gjitha kontaktet dhe janë dhënë vendime për izolim, theksoi në konferencë për shtyp ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe.

Ai lidhur me aktivitetet në terren të Inspektoratit shtetëror sanitar dhe shëndetësor dhe epidemiologëve të cilët hollësisht i arsyetoi paraprakisht drejtoresha e ISHSSH, Irinka Sotirova Buhova, tha se në Shtip janë mbyllur gjashtë konfeksionet, janë dhënë 55 vendime për vetëizolim, ndërsa gjatë ditëve në vijim do të testohen gjithsej rreth 600 të punësuar.

“Deri më tani janë bërë 100 testime. Një pjesë e të punësuarve ndodhen në vendet e tyre të punës, megjithatë kjo është me qëllim që të bëhen testime, do të thotë të merren strisho dhe materiale. Në Tetovë janë dhënë tetë vendime për pacientë pozitiv me koronavirus, 54 për kontakte të tyre. Kemi edhe informata për një klaster të ri, një pozitiv me vendim për vetëizolim dhe po u bëhen anketa 40 të punësuarve. Kjo bëhet në një subjekt juridik në Tetovë. Deri dje atje janë bërë gjithsej 70 testime, ndërsa janë planifikuar 150, nga ajo që e paralajmërova në konferencën e djeshme për shtyp”, potencoi FIlipçe.

Lidhur me aktivitetet në vende të tjera, theksoi se prej dje ka 12 persona pozitivë, të regjistruar nga Qendra e Kumanovës për shëndet publik, prej të cilëve 11 janë nga Likova. Nga Likova, tha, po punon intensivisht ekipi i Qendrës për shëndet publik në Kumanovë, i ndihmuar nga epidemiologët nga Kratova dhe Kriva Pallanka dhe puna intensive në Shkup dhe Çair si dhe në Studeniçan. “Një numër tejet i madh i kontakteve nga gjithsej personat e diagnostifikuar janë në suaza të dhjetë familjeve, dhe këtu po bëhen intervista, njerëzit po vihen në izolim, dhe po testohet në pajtim me rrezikun të cilin epidemiologët e vlerësojnë nga anketat”, shtoi Filipçe.