Situata te Chelsea po shkon duke u bërë më e rëndë, pas lëndimeve të shumta.
Lojtari i radhës që i është shtuar listës së lëndimeve te Chelsea është spanjolli Kepa Arrizabalaga.
Lidhur me gjendjen e lojtarëve ka folur edhe trajneri i ‘Bluve’, Graham Potter, i cili thotë se Kepa s’do të jetë gati për të dielën.
“Jo, ai s’do të jetë gati për të dielën. Është vetëm parandaluese (ndihma e patericave) për të mbajtur peshën e tij më larg këmbëve”, ka thënë Kepa, transmeton lajmi.net.
“Ai po progreson, por nuk do të jetë gati për të dielën”, shtoi ai.
Kepa Arrizabalaga mori pozitën e startuesit te Chelsea në muajin tetor, pasi Edouard Mendy pati rënie në formë. Kepa ka tashmë nëntë paraqitje në të gjitha kompeticionet këtë sezon.




