Postera gjigantë për paqen në Tel Aviv dhe Jerusalem me Trump në krye: Mos u ndalni deri në normalizim!

Postera të mëdhenj me mesazhe pro paqes dhe normalizimit të marrëdhënieve të Izraelit me vendet që janë pozicionuar kundër tij, u shfaqën të dielën në rrugët e Tel Avivit dhe Jerusalemit, duke tërhequr vëmendjen për një detaj të veçantë: mungesën e kryeministrit Benjamin Netanyahu.

Në posterat shfaqen figura të njohura amerikane si presidenti Donald Trump, senatori Marco Rubio, i dërguari amerikan Steve Witkoff dhe dhëndri i Trump-it, Jared Kushner, i cili së fundmi është rikthyer në skenën politikeMesazhet nëpër afisha përfshijnë thirrje si: “Paqebërësit në Lindjen e Mesme”, “Mos ndaloni tani” dhe “Vazhdoni rrugën drejt normalizimit”.

Fotot e posterave janë shpërndarë gjerësisht në rrjetet sociale, duke nxitur reagime dhe komente për mungesën e Netanyahut në fushatën vizuale.

Afishat mbajnë logon e “Regional Security Coalition”, një organizatë e themeluar vitin e kaluar me synimin për të forcuar sigurinë e Izraelit në rajon.