Pos trajnerit, Boehly e dëshiron edhe një drejtor të ri te Chelsea

Todd Boelhy e dëshiron edhe një drejtor futbolli te Chelsea.
Pos ndërrimit të trajnerit, presidenti i ri i londinezëve po mendon t’i vijojë reformat, në mënyrë që “Blutë” të kthehen konkurrues për titull.

Ardhja e një drejtori të ri futbolli po planifikohet të bëhet para janarit, ashtu që mini-afati kalimtar t’i gjejë të konsoliduar.

Ende nuk është pikëtuar saktësisht një emër, mirëpo tentativat do të intensifikohen ditëve në vijim.