“Dëgjoj zëra që zihen ca se ky ka qenë BDI, ai ka qenë BDI, këta të vegjlit që kanë ikur prej te nëna e madhe. Të gjithë ata kanë qenë aty. Ju them hajdeni te nana e madhe, mos u zini, mos rrini në rrugë”, tha Ali Ahmeti gjatë fjalës së tij që mbajti sonte në Saraj, shkruan gazeta Lajm. Më tej, Ahmeti, tha se transparenca dhe llogaridhënia, është projekti që e pret BDI-në dhe për të cilin kjo parti është fortë e përgatitur. “Vetëm kështu mund të ndërtojmë një shoqëri të shëndetshme dhe t’i japim fund të gjitha lajmeve tē rrejshme, propagandës dhe agjenturave të ndryshme. Ju e dini sa shpifje janë bërë për BDI-në. Ne asnjëherë nuk kemi luftuar me ata por padrejtësitë dhe lajmet e rrejshme duhet të marrin fund. Të gjithë ata që nuk kanë vizion merren me gënjeshtra që shpifen te Ura e Gurit pranë Bit Pazarit”, tha Ahmeti, shkruan gazeta Lajm.
Porosia e Ahmetit për partitë shqiptare: BDI-ja është nëna e madhe – mos u zini mes veti, të gjithë jeni BDI
Posted by Lajm TV on Friday, January 10, 2020